Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin i cili përmes rrjetit social Facebook kishte kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur më 31 mars 2022, rreth orës 13:30 në Prizren,
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjetit social Facebook ka kanosur Prokurorinë e Shtetit dhe Policin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.