Sulmohet dhe i vidhet kuleta me para dhe dokumente, viktima pëson lëndime trupore
Një person ka raportuar në Polici se gjatë ditës së djeshme në Prizren, është sulmuar nga dy persona të panjohur, të cilët duke përdorur forcë fizike i kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte para dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ‘William Woker’ rreth orës 10:30 në Prizren./besa