Home / Lajme / Gruaja ushtron dhunë ndaj prindërve të burrit në Prizren, dërgohet në polici

Gruaja ushtron dhunë ndaj prindërve të burrit në Prizren, dërgohet në polici

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në Prizren. Policia njofton se ka shoqëruar në stacionin policor një grua e cila dyshohet se ka probleme psikike, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit të saj. “Prizren 17.04.2022 – 13:30.

Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare (dyshohet me probleme psikike), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit-viktimave kosovarë .

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …