Nënë e bir vjedhin ari në një argjendari në Prizren, Policia i kap në Vushtrri
Në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren dy persona kanë vjedhur stoli ari në vlerë të mbi 1500 eurove. Rastin e ka raportuar në Polici pronari i lokalit, i cili edhe i ka publikuar pamjet e dy personave që kryen vjedhjen.
Siç mëson Sinjali, pas një pune hetimore të Policisë, është arritur të lokalizohet vendbanimi i të dyshuarve nënë e bir, M.F., dhe V.F.
Të njëjtit janë kapur në Vushtrri dhe janë dërguar në stacion policor për intervistim.
Gjatë kontrollit te e dyshuara i është gjetur një zinxhir ari dhe një unazë që dyshohet se i vodhi në argjendari.
Pasi të dyshuarit e kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.