Home / Lajme / Mallra të kontrabanduara në vlerë prej 6000 eurosh sekuestrohen në Prizren

Mallra të kontrabanduara në vlerë prej 6000 eurosh sekuestrohen në Prizren

Mallra të kontrabanduara me vlerë prej rreth 6000 euro janë kapur në regjionin e Prizrenit nga njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës të dielën, ka njoftuar ky institucion.

Këto mallra janë sekuestruar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Sipas njoftimit të Doganës, në automjetin e ndaluar që po transportonte mallra pa dokumentacion, janë gjetur 15 pako me pjesë për Motor-sharra.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro. Mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftim./Koha

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …