Home / Lajme / S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë thyer derën e banesës së viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vdekja e tij është konstatuar nga mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Koha

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …