Një rast i tentim vjedhjes është denoncuar gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Prizren, që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tentim vjedhja u zbulua nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet se si një person tenton ta vjedhë kasafortën e xhamisë, që ishte e mbushur me para të dhëna për ndihma, por që nuk arrin ta zhbllokojë.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rast dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Kujtojmë se rastet e vjedhjeve të rënda nuk janë të rralla nëpër xhami në qytete të ndryshme në Kosovë./tv prizren