Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”.
Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje .
Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje .
Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës se rastit Dorentina Gashi
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.