Home / Lajme / Ky është 47 vjeçari i arrestuar për mashtrim në Prizren, dyshohet se i përfitoi 100 mijë euro

Ky është 47 vjeçari i arrestuar për mashtrim në Prizren, dyshohet se i përfitoi 100 mijë euro

Rastet e mashtrimeve me qëllim përfitimin e dobisë pasurore nuk janë të rralla në vendin tonë. Shumë herë kosovarët kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar ndihmë për t’i zgjidhur problemet e tyre. Për pasojë, japin qindra e mijëra euro, por në fund rezulton se janë vënë në lajthitje, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë, është arrestuar një person në Prizren, pasi Prokuroria Themelore në Prizren kishte nisur hetimet për të dyshuarin që ishte denoncuar që nga janar për mashtrim.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar është Bujar Aliu, rreth 47-vjeçar, pasi dyshohet se i ka mashtruar dy persona duke përfituar nga ta rreth 100 mijë euro.

I njëjti të martën është ndaluar me urdhër të Prokurorit, pasi në janar ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar.

Që nga atëherë kishte një urdhër arrest kundër tij./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …