Home / Showbiz / Bardhi përmes këngës së re thumbon ish menaxherin

Bardhi përmes këngës së re thumbon ish menaxherin

Reperi nga Kumanova, Bardhi, ka lansuar këngën e tij më të re me titullin “Çikës tem”, që duket se është një dedikim për vajzën e tij të ardhshme, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.

Përmes kësaj kënge, Bardhi ka ndarë detaje nga jeta e tij personale dhe karriera profesionale, duke përfshirë edhe mesazhe indirekte për të tjerët. Në një pjesë të tekstit, ai duket se i drejtohet ish-menaxhmentit të tij, me të cilët ka punuar për më shumë se katër vjet, duke i akuzuar për anulimin e koncerteve të tij dhe vështirësitë financiare që po përjeton.

Ai përmend se së fundmi është detyruar të marrë borxhe për të paguar qiranë, ndërsa njerëzit me të cilët ka ndarë suksesin dhe sfidat e tij, tani po ia prishin koncertet: “Ju thash vllazni, e bash qata m’vranë, e kohëve të fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë se me njerëzit që ndava bukën e i ndava dertet, sot po mi anulojnë koncertet, tmerr”, shprehet ai.

Pas përvojës në Big Brother VIP Albania 3, Bardhi është në një lidhje romantike me modelen Sara Gjordeni, me të cilën bashkëjeton në Tiranë.

Kerko gjithashtu

Muzicientët nga Prizreni bashkojnë forcat dhe sjellin projektin e ri “Kënga Jonë”

Muzicientë të ndryshëm të Prizreni kanë sjellur projektin e ri muzikor “Kënga Jonë”, projekt të …