Home / Lajme / Zyberaj: Kosova do t’i ndjekë penalisht serbët e nivelit të lartë që kryen krime lufte

Zyberaj: Kosova do t’i ndjekë penalisht serbët e nivelit të lartë që kryen krime lufte

Jetlir Zymberaj, këshilltari i Ministrit në detyre të Punëve të Jashtme,Behgjet Pacollit, ka thënë se Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte.

“Marko Gjuric dhe zyrtarë të tjerë serbë përfshirë ish-Ministrin e Informacionit të Millosheviçit tani Presidenti i Serbisë Vuçiç nuk duhet të flejnë kurr të qetë për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë nga shteti i tyre kriminal, nga komandantët e tyre, nga ushtarët e tyre, nga paramilitarët e tyre dhe nga ata që ushqyen ideologjinë ultra-nacionalise të Serbisë së madhe”.

“Paqësimi i Serbisë ishte një qasje e gabuar, mungesa e de-nazifikimit të Serbisë ka qenë një gabim i rëndë historik”.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …