“Për njëri-tjetrin” kampanja që organizohet për vitin e 3të nga Dardanët. Në këtë fundvit, në datat 26-27-28 dhjetor do bëhet shpërndarja e dhuratave njejt’ si vitet e kaluara. Dhuratat do shpërndahen për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome, fëmijët të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve, fëmijëve të dëshmorëve dhe veteranëve të Kosovës, dhë plot fëmijë të tjerë për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmireson jetën e tyre, por do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.
Kryesia e Dardanëve bashkë me stafin e ngushtë dhe koordinatorët e të gjitha qendrave, do të bëjë shpërndarjen e dhuratave në ditët e cekura në të gjitha regjionet e Kosovës.
Kerko gjithashtu
Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …