Një grua krijoi panik përgjatë një fluturimi nga Stambolli sot në mëngjes, derisa pretendoi se do të hidhte aeroplanin në erë.
Gruaja e cila mbante syze të errëta dhe shaminë blu, tha se i përkiste grupit FETO, një grup të cilin Turqia e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016.
Ajo në duar mbante një Kuran, shkruan gazeta turke Yeni Safak- transmeton Indeksonline.