Home / Lajme / Medalje e artë për FSK-në

Medalje e artë për FSK-në

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DEKORON ME MEDALJEN E ARTË TASK FORCËN E FSK-SË
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i ka ndarë „Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional“ njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë.
Medaljen e Artë, dedikuar nga kryeministri i Shqipërisë e pranoi sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani.
Në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, z. Rama; thuhet: „Medalje për Vlerësim Profesional i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme“.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …