Para disa ditësh është raportuar që Mourinho kishte dërguar njerëz për ta përcjellur futbollistin kosovar Vedat Muriqin.
Kurse tani sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike trajneri i Tottenham e ka paraqitur kërkesën e tij për transferimin e Vedatit në administratën e klubit.
Po ashtu është planifikuar që klubi londinez, Tottenham të bëjë ofertë për Muriqin në afatin e janarit, kjo për arsye që Llorente u transferua te Napoli andaj Mourinho dëshiron të zëvendësoj atë me Vedatin.
Sipas mediave britanike interesimi për të është rritur pas paraqitjeve shumë të mira me Kombëtaren e Kosovës.