Home / Lajme / Ministri i Milosevicit: Koha të bashkëpunojmë, se jemi shumë të vegjël

Ministri i Milosevicit: Koha të bashkëpunojmë, se jemi shumë të vegjël

Presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se qeveria e Serbisë do të marrë vendimin për të ndihmuar financiarisht Shipërinë për pasojat e tërmetit tragjik, ndërkohë që foli gjatë për të ashtuquajturin mini-shengeni Ballkanik. “Njësitë tona të emergjëncës të bahashkëpunojnë më ngushtë në të ardhmen, dhe në të njëjtën kohë të gjitha forcat e vendeve të tjera do të jenë në dispozicin të vendit përkatës. Diskutuam edhe se si të zhvillojmë më tej Serbinë. Kemi marrë vendime të rëndësishme. Do të nshkruajmë marrëveshjet që kamionët të kalojnë në mënyrëmë të lehtë. Do të përpiqemi që të krijojmë një treg të përbashkët pune që nënkuptn një nivel më të lartë tërheqje për vendet e huaja. Do të kemi të njëjtin sistem. Është me një rëndësi kryesore për vendet tona. Ne duhet të përpiqemi që edhe me tregtinë të ecim”, u shpreh ai. Ndërsa gjatë fjalës së tij në samit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh se kjo marrëveshje ka shumë përfitime dhe të gjithë duhet të bashkojmë forcat. “Kjo gjë ka shumë përfitime dhe të gjithë duhet të bashkojmë forcat. Ne do të nënshkruajmë marrëveshje vitin e ardhshëm, që pikat kufitare në të ardhmen të mos kenë asnjë ndalesë. Në shkurt do të nënshkruajmë një memorandum për lëvizjen e njerëzve vetëm me karta identiteti dhe të unifikojmë lejet e punës”, tha ai. Ndër të tjera, Presidenti serb deklaroi se vendet tona janë shumë të vogla dhe duhet të bashkëunojnë. “Pa këtë marrëveshje nuk mund të mbijetojmë. Kjo nuk mund të shihet vetëm nga ata që nuk duan ta shohim. Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm, nëse nuk bashkojmë tregjet tona, nëse nuk i zmadhojmë ato duke bashkëpunuar. Si do t’i mbajmë njerëzit tanë që ende nuk kanë ikur? Duke krijuar një atmosferë lufte? U zemërova pak me Edin, duket sikur po mbrohet. Nga kush do të mbrohemi? Sepse përpiqemi të ecim përpara, se si po duam ta ndihmojmë njëri-tjetrin? Të mbrohemi nga ata që na ftojnë të kthehemi pas në luftë? A mund të na thoni të keqen që vjen nga kjo gjë që bëjmë këtu? C’të keqe ka për popujt tanë kjo gjë?, tha ai.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …