Home / Lajme / Jetlir Zyberaj publikon dëshmi për krime lufte, kërkon hetim ndaj Ljubisha Dikoviqit

Jetlir Zyberaj publikon dëshmi për krime lufte, kërkon hetim ndaj Ljubisha Dikoviqit

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka publikuar disa dokumente për të cilat thotë se janë dëshmi për krime gjatë luftës në Kosovë ndaj Ljubisha Dikoviqit, ish-komandant në kohën e Jugosllavisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zyberaj ka shkruar se Dikoviqi ka dhënë urdhër për vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve me ç’rast sipas Zyberajt ai kishte marrë pjesë edhe vetë në vrasje të tilla. “Ljubisha Dikoviq personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla”, ka shkruar Zyberaj.

Zyberaj ka shkruar bdërkaq: “Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikoviqit në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikoviqin”.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …