Home / Bota / Aleati i Serbisë vritet në Irak

Aleati i Serbisë vritet në Irak

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka thënë se komandanti ushatarak i Iranit, që është vrarë nga sulmi i SHBA-ve, ka qenë aleat i Serbisë. “Soleimani ishte një aleat i ngushtë dhe mbështetës i Serbisë. Beogradi ka punuar me të në shitjen e armëve dhe ndikimin politik në Lindjen e Mesme. Soleimani vizitoi Beogradin shpesh për të takuar Vuçiçin dhe Daçiqin. Ai dërgoi armët serbe në Lindjen e Mesme”.
Zyberaj në një postim në Facebook ka thënë se Qasem Soleimani e ka përdorur ndikimin e tij kundër Kosovës. “Ai e përdori ndikimin e tij në qeverinë Siriane, Libaneze, Irakiane dhe në Iran kundër Kosovës. Kjo është fytyra e Serbisë. Ministri i Jashtëm libanez u kërcënua nga Hizbollah që ishte nën ndikimin e Soleimanit shkaku i Kosovës, me kërkesën e Ivices”.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …