Është botuar vepra e radhës nga autori prizrenas Nexhat Çoçaj e quajtur “Zëra pa fytyra” nga shtëpia botuese “Fidani”autori me profesion është antropolog, shkrimtar, gazetar ka ushtruar pozita të ndryshme në komunën e prizrenit dhe mbi të gjitha është një patriot i vërtetë që ka ditur të bëj një përmbledhje dhe ruajtje të trashëgimisë dhe kulturës të Hasit dhe Prizrenit në përgjithësi në shumë vepra të ndryshme.
Po ju sjellim një pjesë të recensionit të librit nga profesori Blerim Cengu
-Kur mbyll faqen e fundit të romanit autobiografik, “Zërat pa fytyra” të Nexhat Çoçajt ke ndjesinë e zgjimit nga një ëndërr e keqe.
Kjo është jeta nën trysni, që e devijon mendërisht njeriun dhe e denatyron atë. Vetëm sistemet e dhunshme që kanë për qëllim shkatërrimin e strukturës psikologjike dhe mentale të njeriut si qenie, arrijnë të trumhasin mendjen deri në devijime psiqike pothuajse të pariparueshme që seriozisht plagosin deri në pabesueshmëri nënvetëdijen njerëzore.
Ai me fuqinë hyjnore të Sizifit ia ka dalë të ndërtojë për bukuri konstitucionin e vet duke përcjellë mesazhin e madh se edhe lumi i perandorisë së të vdekurve kapërcehet për të prekur bregun e jetës.
Besim Cengu