Siguria rrugore në Kosovë
Të gjithe qytëtaret e Kosoves janë perdorues të rruges si në rolin e drejtuesit të automjetit, kembesorit, biçiklistit apo të pasagjerit, prandaj siguria rrugore fillon nga ata.
Shkaqet e aksidenteve rrugore
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit/droges, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar, manipulimi i pasigurt me automjet (pakujdesia), mos respektimi i përparsisë së kalimit, parking i pa rregullt, dalja/hyrja nga parkingu, radhitje e pa rregullt-ndrrimi i shiritave, anashkalim/ tejkalim i pa rregullt, mos respektimi i shenjave të komunikacionit, gjendja shendetsore – (semundja-lodhja), ngasja e automjetit në anën e gabuar, dalja nga rruga mbingarkesa-ngarkesa e pa rregullt në automjet, mos mbajtja e distances, ngadalsimi-frenimi i vrullshëm, kthim-rrotullimi levizja mbrapa, kyqje e pasigurt në rruge, kalimi i rruges në vendkalim per këmbësor, mos posedimi i patent shoferit etj
Shemsedin Hajdari, ekspert i sigurisë tha se një prej shkaktareve të këtyre tragjedive është edukata në familje dhe çdo vozitës në komunikacion duhet të ketë njohuri të shenjave të komunikacionit. Po ashtu, tejkalimi i shpejtësisë është një prej shkaqeve kryesore. Më tej, ai thekson se shkak tjetër mund të jetë edhe infrastruktura, gjithashtu gjendja e automjetit të ngasësve. Ndërsa sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, duhet krijuar institucione për analizimin e aksidenteve dhe përcaktimin e masave për parandalimin e aksidenteve. Gjithashtu, ai shtoi se shkaqet kryesisht janë kushtet atmosferike, rruga, gjendja teknike e automjeteve dhe shpejtësia e tejkaluar.
Statistika
Në vitin 2016 kemi pasur rritje të numrit të aksidenteve për 8.72%, ndërsa numri i të aksidentuarve me fatalitet është rritur këtë vit për 1.57%. Krahasuar me vendet e rajonit, kjo përqindje në vendin tonë për 1 milionë banorë është 6.8%, është më mirë se vendet tjera dhe kjo përqindje është më e vogël, por duhet punuar maksimalisht që të rritet siguria rrugore. Kjo përqindje në Serbi është 7.7%, Maqedonia me 9.4%, Mali i Zi me 11.9%, Shqipëria me 15.1%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 17.7%. Ndërsa, nëse këto të dhëna krahasohen me shtetet e Bashkimit Evropian, Kosova eshte më mirë se sa Kroacia, Lituania, Bullgaria etj.
Në vitin 2016 kanë vdekur 110 persona gjatë aksidenteve rrugore, kurse në vitin 2017 kanë vdekur 137 që do të thotë numri I fatalitetit është rritur për 23% . Prej 44 kembesoreve, 26 ishin femije (15 me shume se ne vitin 2016).
Gjendja në komunikacionin rrugor gjatë periudhës së regjistruar 2004 deri 2014 flet për rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe të numrit të personave të lënduar. Numri i personave të vdekur për një aksident ka ndryshuar gjatë 11 viteve të fundit, duke shënuar shkallë të madhe të ngritjes.
“Janar- prill 2018, aksidente fatale 26, persona të vdekur 31. Janar-prill 2019, aksidente fatale 25, persona të vdekur 31” Burimi: wiki, kallxo.com, Kosovo Police, Gazeta Express